Manikyri perfekt duket se nuk është më treguesi kryesor i elegancës. Sipas trendit të fundit që po qarkullon në internet, thonjtë natyralë dhe pa manikyr po konsiderohen tashmë si simboli i ri i luksit dhe pasurisë.
Dikur një manikyr i rregullt shihej si shenjë kujdesi dhe estetike, ndërsa sot rrjetet sociale po promovojnë pamjen sa më minimale dhe natyrale. Trendi i “bare nails” po fitoi gjithnjë e më shumë popullaritet, sidomos mes vajzave që preferojnë stilin e pastër dhe elegant pa shumë ndërhyrje.
Sipas diskutimeve online, thonjtë pa ngjyra apo dekorime po perceptohen si një “luxury flex”, duke treguar një qasje më të thjeshtë, por të sofistikuar ndaj bukurisë.
