Në një kohë kur smartphone-tët e mençur dhe rrjetet sociale mbizotërojnë jetën tonë, një trend i ri po merr hov: dumbphones — telefonë “të thjeshtë” që nuk kanë aplikacione, rrjete sociale apo njoftime të bezdisshme.
Sipas ekspertëve, rritja e kërkesës për këto telefona reflekton një nevojë të fortë për detox dixhital. Njerëzit kërkojnë të shpëtojnë nga presioni i vazhdueshëm i njoftimeve, krahasimeve në Instagram dhe konsumimit të pafund të mediave sociale.
Përfitimet e përdorimit të dumbphones:
- Zvogëlon stresin dhe ankthin
- Rrit fokusin dhe produktivitetin
- Përmirëson cilësinë e gjumit
- Nxit ndërveprimet reale me njerëzit
Për shumë përdorues, kthimi tek një telefon i thjeshtë nuk është vetëm nostalgji, por një strategji për shëndet mendor dhe mirëqenie.
Ekspertët këshillojnë që edhe përdoruesit e smartphone-ve të vendosin momente pa telefon gjatë ditës, për të përmirësuar shëndetin emocional dhe për të rikthyer kontrollin mbi jetën digjitale.
