Këtë të enjte, në ‘Mirëmbrëma Yje’ pritet të jenë të ftuar dy prezantuesit e ‘Piranjat’, Dojna Mema dhe Florjan Binaj. Në promon e emisionit, të publikuar nga Arbana Osmani, një frazë e Dojnës bëri shumë përshtypje: “Kiara më ka hequr nga ‘folloëers’ dhe nuk e di se pse, kot”, ka thënë Mema, duke ndezur kureshtjen e shumë ndjekësve.
Ndonëse nuk e ka komentuar më gjatë, Dojna ka lënë të nënkuptohet që ka mbetur e zhgënjyer.
Ky veprim që moderatorja aludon të ketë bërë Kiara Tito, ka “ngjallur” reagime të shumta në rrjete sociale.
Fansat respektivë, kërkojnë të dinë më shumë mbi këtë marrëdhënie të “krisur”.
