Në emisionin “Live From Tirana”, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka habitur publikun me një deklaratë të papritur, ku përmendi emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
Gjatë bisedës në studio, Hysenaj tha se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara kishte dëgjuar thashetheme të rënda lidhur me jetën private të artistes. Ajo deklaroi:
“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave.”
Shqipe shtoi se në fillimet e karrierës, Simaku ishte shumë e mirëpritur në rrethin muzikor dhe shoqëror, por me kalimin e viteve situata kishte ndryshuar:
“Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë.”
Deklarata e ish-banores nuk kaloi pa reagime. Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani reagoi publikisht duke marrë në mbrojtje Simakun dhe duke paralajmëruar pasoja ligjore. Ai e quajti deklaratën e Hysenajt të papranueshme dhe theksoi se kjo çështje do të përfundojë në gjyq. Për Shqipen, Ilirjani u shpreh me tone të forta, duke e quajtur “askushi”.
Ky incident ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e quajnë deklaratën e Hysenajt të tepruar dhe ofenduese, dhe të tjerëve që e shohin si opinione personale të bazuara në thashetheme.
