Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se Big Brother VIP Kosova do të niste më 30 tetor, spektakli ka nisur mbrëmjen e 29 tetorit, duke surprizuar fansat.
Gjatë natës së parë, dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë u hapën për tre banorët e parë, të cilët nisën zyrtarisht aventurën e tyre në këtë edicion.
E para që kaloi pragun e shtëpisë ishte Arlinda, aktiviste për të drejtat e njeriut. Pas saj, pjesë e këtij edicioni u bë reperi Nochi, ndërsa banorja e tretë ishte Antoneta, e njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Përputhen”.
Nisja një ditë më herët ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa tashmë kurioziteti është i madh për banorët e tjerë dhe zhvillimet që do të sjellë ky edicion.
