Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pse disa njerëz nuk mund ta nisin ditën pa dëgjuar muzikë? Ja si ndikon ajo në humorin tonë!

    October 30, 2026

    Pse na duket më e vështirë të zgjohemi në ditët me shi?

    October 30, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme,1 Nëntor 2026

    October 30, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Finlanda regjistroi numrin më të lartë ndonjëherë të vdekjeve nga droga në vitin 2025

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Finlanda ka regjistruar 333 vdekje të lidhura me drogën në vitin 2025, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe një rritje prej 35 për qind krahasuar me vitin paraprak.

    Të dhënat e institucioni finlandez i statistikave (Statistics Finland) treguan se numri i vdekjeve të lidhura me drogën u rrit në të gjitha grupmoshat dhe te të dyja gjinitë, veçanërisht te të rinjtë dhe gratë.

    Gjithsej 64 persona të moshës 15-24 vjeç humbën jetën, një rritje prej 60 për qind krahasuar me vitin paraprak. Sipas institucionit, droga ishte shkaktare e një në pesë vdekjeve në këtë grupmoshë.

    Numri më i lartë i vdekjeve të lidhura me drogën u regjistrua te personat e moshës 25-34 vjeç, me 85 raste, 12 më shumë se në vitin 2024.

    Vdekjet mes grave arritën rekord prej 94 rastesh, krahasuar me 50 një vit më parë. Megjithatë, burrat vazhduan të përbënin shumicën e viktimave.

    Shumica e vdekjeve të lidhura me drogën përfshinin një kombinim substancash. Alkooli dhe medikamentet, përfshirë barnat psikiatrike, shpesh ishin të pranishme krahas substancës së identifikuar si shkaktari kryesor i vdekjes.

    Buprenorfina, një medikament opioid që përdoret për trajtimin e varësisë nga opioidet, por që keqpërdoret shpesh, mbeti substanca më e zakonshme e identifikuar në rastet e helmimeve aksidentale fatale nga droga dhe në rastet kur qëllimi nuk ishte i qartë.

    Institucioni shtoi se është rritur përdorimi i drogave sintetike të projektuara, që bëjnë pjesë në kategorinë e opioideve sintetike. Pothuajse 1 në 10 vdekje të lidhura me drogën ishte pasojë e vetëvrasjes.

    Helsinki regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, me 58 raste, i ndjekur nga rajoni Pirkanmaa me 30, Finlanda Jugperëndimore me 28 dhe Ostrobotnia Veriore me 25 raste. Në raport me numrin e popullsisë, shkalla më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në rajonin Paijat-Hame, me 9,8 vdekje për 100 mijë banorë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleBig Brother VIP Kosova nisi një ditë më herët nga sa ishte paralajmëruar, në shtëpi hynë 3 banorët e parë!
    Next Article Çfarë ndodh me trurin kur kalojmë shumë kohë në rrjetet sociale?

    Related Posts

    Ekziston një plazh ku rëra prodhon tinguj kur ecën mbi të!

    October 30, 2026

    Qyteti ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’u mbrojtur nga temperaturat ekstreme

    October 29, 2026

    Holanda tërhiqet sërish nga Eurovisioni, shkak Izraeli

    October 29, 2026

    Vendi ku mund të kaloni nga dimri në verë brenda pak orësh

    October 24, 2026

    Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    October 24, 2026

    BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën

    October 22, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Pse disa njerëz nuk mund ta nisin ditën pa dëgjuar muzikë? Ja si ndikon ajo në humorin tonë!

    October 30, 2026

    Për disa njerëz, dita nuk mund të nisë pa një këngë të preferuar. Qoftë gjatë…

    Pse na duket më e vështirë të zgjohemi në ditët me shi?

    October 30, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme,1 Nëntor 2026

    October 30, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 31 Tetor 2026

    October 30, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by