Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Zakone të vogla që mund të ndikojnë në përqendrimin gjatë ditës

    October 12, 2026

    Shakira thyen rekord në Amazon Music

    October 12, 2026

    Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

    October 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme, 12 tetor, pas shtatë muajsh në krye të këtij institucioni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kupi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur për sfidat me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe, punën e bërë dhe arsyetimin e vendimit për t’u larguar.

    Në reagimin e tij, Kupi thekson se drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë një periudhë e lehtë, për shkak të problemeve dhe përgjegjësive që kërkonin zgjidhje të shpejta.

    “Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë”, shkruan ai.

    Më tej, Kupi shprehet se gjatë kësaj periudhe është përballur me situata që kërkonin vendime të vështira dhe ndërhyrje të menjëhershme. Sipas tij, përpjekjet janë përqendruar në përmirësimin e funksionimit të sistemit të burgjeve dhe rritjen e sigurisë.

    “Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar”, thuhet në reagimin e tij.

    Ai shton se ndër prioritetet kryesore kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë së punonjësve, mbështetja e profesionalizmit të tyre dhe përmirësimi i kushteve për personat që vuajnë dënimin.

    Kupi ka vënë theksin edhe te trajtimi i të burgosurve dhe respektimi i të drejtave të tyre, duke argumentuar se një sistem modern nuk duhet të vlerësohet vetëm nga siguria, por edhe nga mundësitë që u ofron personave të dënuar për t’u rehabilituar dhe për t’u rikthyer në shoqëri.

    “Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri”, shkruan ai.

    Në mesazhin e tij, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka përmendur edhe kritikat dhe kundërshtimet me të cilat është përballur gjatë ushtrimit të detyrës, pa dhënë detaje konkrete për rastet që ka pasur parasysh.

    “Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”, shprehet Kupi, duke shtuar se është përpjekur t’i dëgjojë kritikat dhe të vijojë punën pavarësisht pengesave.

    Ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, në veçanti ministrin Toni Gogu, për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe drejtuesit, punonjësit e sistemit penitenciar dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur gjatë këtyre muajve.

    Në përfundim të reagimit, Kupi shprehet se largohet me respekt për përgjegjësinë që i është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë.

    “Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor”, përfundon ai.

    Kujtojmë se Adriatik Kupi, mori detyrën në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve në fillim të muajit prill, pas largimit të Klevis Qoses.

    Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticlePas videove intime me Adi Hilën, Blerina Matraku flet për herë të parë në emision: “Jam e tradhtuar dhe e përdorur”
    Next Article Shakira thyen rekord në Amazon Music

    Related Posts

    Diella qëndron në qeveri. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

    October 8, 2026

    Tre vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael/Rama: Jetët e të rinjve u vodhën nga errësira e urrejtjes

    October 7, 2026

    Lara Colturi rikthehet në pistë! Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë nis përgatitjet për sezonin e ri

    October 7, 2026

    Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Nga pagesë njëherësh, në mbështetje mujore për familjet

    October 6, 2026

    “Nëse bëhem President, do ta kthej në Krujë” Kandidati austriak premton rikthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut

    October 3, 2026

    Shqipëria legalizon kriptovalutat.Qeveria miraton ligjin për rregullimin e tregut të kriptoaseteve

    October 3, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Zakone të vogla që mund të ndikojnë në përqendrimin gjatë ditës

    October 12, 2026

    A e ke vënë re se ndonjëherë e ke të vështirë të përqendrohesh, edhe kur…

    Shakira thyen rekord në Amazon Music

    October 12, 2026

    Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

    October 12, 2026

    Pas videove intime me Adi Hilën, Blerina Matraku flet për herë të parë në emision: “Jam e tradhtuar dhe e përdorur”

    October 12, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by