Këngëtarja Blerina Matraku ka folur ekskluzivisht në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.
Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët.
Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës.
Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.
“Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.
