Pas javësh aludimesh dhe reagimesh në rrjetet sociale, Sarah Berisha ka vendosur të flasë publikisht për raportin e saj me DJ PM. Influencerja ka konfirmuar se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar prej disa muajsh, duke sqaruar se ndarja ka ndodhur shumë kohë përpara se lajmet të qarkullonin në media.
Sarah dhe PM u njohën dhe nisën romancën gjatë “Big Brother VIP Albania 1”, duke u kthyer më pas në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Dyshimet për fundin e lidhjes nisën kur dyshja hoqi njëri-tjetrin nga Instagrami, një veprim që u vu re menjëherë nga ndjekësit dhe nxiti aludimet për një krizë mes tyre.
Tashmë, Sarah ka vendosur t’u përgjigjet vetë pyetjeve që kanë qarkulluar prej javësh. Në një pyetje-përgjigje në Instagram, ajo konfirmoi ndarjen dhe tregoi se gjithçka kishte ndodhur shumë më herët nga sa ishte raportuar.
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin.”
Më tej, Sarah shpjegoi se e ndiente të nevojshme këtë sqarim për ndjekësit që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron ta rikthejë më tej këtë temë në qendër të vëmendjes.

