Filmi i ardhshëm i Christopher Nolan, “The Odyssey”, nuk po ndikon vetëm në botën e kinemasë. Interesi për veprën klasike të Homerit është rritur ndjeshëm, duke sjellë një rikthim të fortë të “Odisesë” në vëmendjen e lexuesve.
Sipas raportimeve, interesi për librin është rritur me rreth 1,400%, ndërsa “Odisea” po rikthehet në listat e librave më të kërkuar. Filmi i Nolan ka bërë që një histori mijëravjeçare të rikthehet në qendër të kulturës pop, duke bashkuar letërsinë klasike me një prej produksioneve më të mëdha të Hollywood-it.
Historia e Odiseut, udhëtimit të tij të gjatë drejt shtëpisë pas Luftës së Trojës dhe përballjeve me krijesa e perëndi mitologjike, vazhdon të mbetet një prej veprave më të rëndësishme të letërsisë botërore.
Tashmë, me versionin kinematografik të Nolan, interesi nuk është vetëm tek filmi, por edhe tek burimi origjinal i historisë. Për shumë lexues, kjo është një mundësi për të zbuluar ose rilexuar veprën e Homerit përpara se ta shohin në ekran.
