Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    A është prishur miqësia? Londrimi jep përgjigjen për raportin me Elijonën dhe Klodianin.

    June 30, 2026

    Nga Elijona te Meriton Mjekiqi, çfarë fshihet pas videove të Don Xhonit?

    June 30, 2026

    Si të mbroni shëndetin nga nxehtësia? Këshillat që nuk duhet t’i neglizhoni gjatë verës

    June 30, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    WhatsApp drejt një epoke të re:Numri i telefonit nuk do të jetë më i nevojshëm.

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    WhatsApp ka njoftuar se së shpejti përdoruesit nuk do të jenë më të detyruar të japin numrin e telefonit për t’u kontaktuar, pasi do të mund të përdorin një emër unik përdoruesi (username), njësoj si në rrjete të tjera sociale. Përdoruesit e tjerë do të mund t’i gjejnë dhe t’u dërgojnë mesazhe vetëm duke kërkuar atë emër.

    Kompania ka nisur t’u lejojë disa përdoruesve të rezervojnë emrat e tyre unikë, të cilët do të përdoren kur funksioni të jetë aktiv për të gjithë, gjatë muajve të ardhshëm.

    Deri tani, në WhatsApp çdo person mund të kontaktohej nga kushdo që kishte numrin e tij të telefonit.

    Me ndryshimin e ri, përdoruesit mund të zgjedhin që të gjenden dhe të kontaktohen vetëm përmes username-it, pa zbuluar numrin. WhatsApp, që ka mbi 3 miliardë përdorues në botë, tha se ky është një funksion i krijuar për të rritur privatësinë.

    Ndërsa amerikanët vazhdojnë të preferojnë më shumë mesazhet tradicionale SMS sesa WhatsApp-in, aplikacioni është shumë i përdorur në Europë, Azi dhe pjesën më të madhe të botës.

    Emrat interesantë dhe të veçantë të përdoruesve pritet të jenë shumë të kërkuar, ndaj shumë persona mund të përpiqen të sigurojnë emrat më të dëshiruar. Për këtë arsye, kompania ka hapur rezervimet më herët.

    Sipas zëvendëspresidentes së produkteve në WhatsApp, Alice Newton-Rex, shumë njerëz do të duan të marrin një username të veçantë dhe kjo është arsyeja pse kompania vendosi të nisë procesin e rezervimit.

    Edhe kompanitë, organizatat dhe krijuesit e përmbajtjeve që kanë llogari në platformat e Meta-s, si Instagram dhe Facebook, do të kenë mundësi të marrin emrat e tyre të përdoruesit në WhatsApp.

    Username-t do të duhet të jenë nga 3 deri në 35 karaktere. Për të parandaluar mashtrimet dhe imitimet, WhatsApp do të rezervojë emra të caktuar për persona ose institucione të njohura, si figura publike, personazhe të famshëm dhe organizata qeveritare.

    Kompania thekson se nuk do të ketë një listë publike me username-t dhe përdoruesit nuk do të shohin sugjerime gjatë kërkimit. Për të kontaktuar dikë për herë të parë, do të duhet të dinë saktësisht emrin e tij të përdoruesit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 30 Qershor 2026
    Next Article Si të mbroni shëndetin nga nxehtësia? Këshillat që nuk duhet t’i neglizhoni gjatë verës

    Related Posts

    A ju dëgjon vërtet telefoni? Ja çfarë dimë deri tani.

    June 24, 2026

    A po na bëhet truri “i varur” nga njoftimet e telefonit?

    June 13, 2026

    Çfarë fshihet pas rregullave të padukshme që ndjekin chatbot-et

    May 13, 2026

    Studimi: Përdorimi i AI edhe për 10 minuta mund të dëmtojë aftësinë për të menduar

    May 9, 2026

    Një trend që po rritet: të rinjtë në Europë po flasin me chatbot-et për ndjenjat e tyre

    May 7, 2026

    Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

    May 6, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    A është prishur miqësia? Londrimi jep përgjigjen për raportin me Elijonën dhe Klodianin.

    June 30, 2026

    Pas shumë aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet për një distancim mes ish-konkurrentëve të Big…

    Nga Elijona te Meriton Mjekiqi, çfarë fshihet pas videove të Don Xhonit?

    June 30, 2026

    Si të mbroni shëndetin nga nxehtësia? Këshillat që nuk duhet t’i neglizhoni gjatë verës

    June 30, 2026

    WhatsApp drejt një epoke të re:Numri i telefonit nuk do të jetë më i nevojshëm.

    June 30, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by