Një bisedë në prapaskenë është shndërruar në një nga momentet më pikante dhe argëtuese të mbrëmjes në Tv Klan.
E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, personazhi i njohur i showbiz-it, Alba Pollozhani, ka treguar se është plotësisht e hapur për një romancë të re, duke mos i kursyer as batutat e drejtpërdrejta me moderatorët dhe të ftuarit.
“Po si nuk na sollët një futbollist beqar këtu?!” Kjo ka qenë kërkesa e beftë dhe publike e Albës drejtuar moderatores Marina Vjollca, e cila ka shkaktuar menjëherë të qeshura mes të pranishmëve në studio.
