Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest nisi zyrtarisht në Vjenë me një natë plot emocione, performanca spektakolare dhe surpriza në votime. Gjysmëfinalja e parë mblodhi në skenë 15 shtete konkurruese, ndërsa vetëm 10 prej tyre arritën të siguronin një vend në Finalen e Madhe të këtij viti.
Pas votimit të publikut europian, këto janë shtetet që kaluan në finale:
- Belgjika: Essyla – Dancing on the Ice
- Kroacia: Lelek – Andromeda
- Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
- Greqia: Akylas – Ferto
- Izraeli: Noam Bettan – Michelle
- Lituania: Lion Ceccah – Sólo quiero más
- Moldavia: Satoshi – Viva, Moldova!
- Polonia: Alicja – Pray
- Serbia: Lavina – Kraj Mene
- Suedia: Felicia – My System
Ndërkohë, pesë shtete të tjera nuk arritën të bindin publikun dhe i dhanë fund rrugëtimit të tyre në Eurovision 2026.
Arena ikonike “Wiener Stadthalle” u kthye në qendrën e madhe të festës europiane, e mbushur me mijëra fansa nga vende të ndryshme të kontinentit. Flamuj shumëngjyrësh, kore, kostume kreative dhe energjia e publikut krijuan atmosferën karakteristike që vetëm Eurovision di të sjellë.
Mbrëmja u moderua nga Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, të cilët sollën humor, elegancë dhe ritëm gjatë gjithë spektaklit. Po ashtu, shumë vëmendje mori edhe “Green Room”, e konceptuar këtë vit me elementë tradicionalë austriakë dhe e integruar në mënyrë kreative me skenografinë moderne të eventit.
