A ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni në ëndërr një fytyrë të panjohur dhe të mendoni se kurrë nuk e keni parë më parë? Sipas studimeve të shkencëtarëve, kjo nuk është e vërtetë.
Truri ynë nuk është në gjendje të krijojë nga hiçi një fytyrë të re. Çdo fytyrë që shohim në ëndërr është dikush që e kemi hasur diku gjatë jetës, qoftë edhe për një moment shumë të shkurtër – një kalimtar në rrugë, një figurant në film apo një fytyrë që kemi parë dikur në televizion.
Kjo ndodh sepse kujtesa jonë vizuale është shumë më e fuqishme se ç’mendojmë. Shumë imazhe dhe detaje ruhen në mënyrë të pavetëdijshme në trurin tonë, dhe gjatë gjumit ato rikthehen në formën e ëndrrave.
Pra, herën tjetër kur shihni një fytyrë të panjohur në ëndërr, kujtoni se diku, dikur, e keni parë me sytë tuaj – edhe nëse nuk e mbani mend.
