Close Menu
    Të fundit

    Niveli i stresit bie ndjeshëm pas vetëm 10 minutash masazh nga partneri

    August 20, 2025

    Shqipëria e prekur nga zjarret: Qeveria garanton kompensimin e dëmeve

    August 20, 2025

    Sondazh i ri: Të kesh miq kushton rreth 250 dollarë në muaj

    August 20, 2025

    Studim i ri: Një stërvitje ul rritjen e qelizave kancerogjene me 30%

    August 20, 2025

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025

    Si do ishte Instagram-i nëse tregonte jetën e vërtetë?

    August 4, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Shqipëria e prekur nga zjarret: Qeveria garanton kompensimin e dëmeve
    Aktualitet

    Shqipëria e prekur nga zjarret: Qeveria garanton kompensimin e dëmeve

    August 20, 20254 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Pas disa ditë intensive “lufte” me zjarret në vend, situata ka ardhur në përmirësim. Sakaq, flakët lanë pas dëme të shumta.

    “Mbi 200 krerë janë groposur. Po ashtu edhe lopë, mbi 10 të tilla janë groposur, pasi kanë qenë të djegura plotësisht”, raporton gazetarja Ermelinda Hoxha nga Skënderbegasi.

    Një pjesë e madhe e dëmtimeve është dhe tek bimët mjekësore të kësaj zone, siç është livando.

    FaberMedia

    “Ka pasur hektarë të tërë të livandos që janë djegur. Ato janë një prej bimëve medicinale që eksportohen më së shumti jashtë vendit”, shton më tej gazetarja. 

    Në qarkun Gjirokastër, dëmet kanë qenë të konsiderueshme, duke kujtuar flakët masive që përfshinë Delvinën. Gazetarja, Dorina Muhaj, sqaron se dëmet më të mëdha kanë qenë në kullota dhe shkurre. Flakët sakaq nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, siç janë dy kishat në këtë qark.

    “Nuk ka pasur dëme në banesa, ka pasur dëme në kullota, në shkurre. Në Delvinë, e gjithë kurora e qytetit është shkrumbuar totalisht nga pemët. Kemi dy kisha të dëmtuara. Kemi 29 banesa të djegura, 11 prej tyre kanë marrë dëmtime në themele, çka do të thotë se do të bëhen nga e para”, raporton gazetarja Muhaj. 

    Në Vlorë, problem mbetet fusha e mbetjeve, e cila ka dëmtuar cilësinë e ajrit për shkak të tymit toksik të saj.

    “Vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë mbetet ende problematike. Ai është përfshirë nga flakët gjashtë herë brenda sezonit veror. Situata ka qenë alarmante për të gjithë qytetin, kjo për shkak se sipërfaqja e mbeturinave të djegura është përkthyer në një tym toksik në të gjithë qytetin”, raporton gazetarja Greta Haskaj.

    Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar AKMC, Klajdi Nikolla, u shpreh për Klan News se situata aktualisht mbetet nën kontrollin e forcave të posaçme, por rreziku ende mbetet konsiderueshëm i lartë.

    “Aktualisht, situata është nën monitorim total. Çdo gjë është nën kontroll. Patjetër alerta dhe risku nuk kanë rënë, duke qenë se jemi në sezonin e gushtit dhe temperaturat vazhdojnë ngelen të larta. Moti dhe parashikimi nuk janë asnjëherë 100% të sigurta, pasi moti mund të ndryshojë nga momenti në moment. Strukturat janë të alertuara maksimalisht”, tha Nikolla.

    Të gjitha këto, padyshim që janë një humbje e madhe për të gjithë banorët e këtyre zonave, pasi kanë parë që mundi i një jete është përpirë nga flakët, pa pasur mundësi të ndihmojnë sadopak në shpëtimin e tyre. 

    Por pavarësisht dëmeve, Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim më herët se do të ketë kompensime për të gjitha dëmtimet e shkaktuara nga flakët.

    Do të jenë bashkitë e prekura të cilat do të bëjnë vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarrët. Kjo procedurë do të nisë me Grupin e Konstatimit, që do të kryejë inventarizimin e dëmeve, të ngritur me urdhër të kryetarit të bashkisë.

    Ministria e Mbrojtjes sqaroi se ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

    Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës, dhe pas vlerësimit financiar, çdo bashki përcakton koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

    Kujtojmë se kryeministri ka deklaruar se nga 207 banesat e dëmtuara nga zjarri, 40 prej tyre do të rindërtohen nga e para nga buxheti i shtetit, pasi janë shkrumbuar totalisht.

    Kompensim do të ketë për të gjitha bagëtitë dhe gjethët e ngordhur në zonat e djegura, 3 mijë e 619 krerë të evidentuar nga inventari i deritanishëm.

    Për të gjithë zjarrfikësit dhe forcat e tjera të angazhuara në fikjen e zjarreve, veç mirënjohjes, kryeministri premtoi edhe bonus financiar.

    Sipas kryeministrit, janë angazhuar 368 zjarrfikës dhe 635 mjete të tjera mbështetëse, ndërsa 12 avionë dhe helikopterë nga shtetet fqinje, por edhe Suedia e Emiratet, iu kanë ardhur në ndihmë ekipeve shqiptare të emergjencave. Me emër të përveçëm falënderoi homologun grek, që pavarësisht se edhe vendi i tij ka një situatë të vështirë, solli dy avionë “Canadair”.

    Kryeministri premtoi se do të ketë rishikim të Kodit Penal për zjarrvënien.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleSondazh i ri: Të kesh miq kushton rreth 250 dollarë në muaj
    Next Article Niveli i stresit bie ndjeshëm pas vetëm 10 minutash masazh nga partneri

    Të ngjashme

    Tendencat e marketingut dixhital për vitin 2025

    August 1, 2025

    🌍 Pse të rinjtë po largohen nga vendet e tyre?

    August 1, 2025

    Roli i gruas në shoqëritë moderne: Progres apo stagnim?

    August 1, 2025

    Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”…

    July 31, 2025

    Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

    July 30, 2025

    Plazhet e Jugut Magjepsin të Huajt Riviera Shqiptare po Shndërrohet në Zbulim të Ri për Turistët

    July 28, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025

    Si do ishte Instagram-i nëse tregonte jetën e vërtetë?

    August 4, 2025

    🌟 Horoskopi i Ditës – 4 Gusht 2025

    August 4, 2025

    Luana Vjollca – “It Girl” që po shkruan rregullat e reja të modës shqiptare me “Lulu by Luana”

    August 4, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.