Nje ngjarje tronditese ka shokuar shtetin Jalisco te Meksikes, ku influencerja 23-vjeçare Valeria Marquez u vra brutalisht gate nje transmetimi te drejtperdrejte ne TikTok, ne sallonin e saj te bukurise. Ajo u qellua per vdekje me dy plumba ne koke dhe nje ne gjoks, duke nderruar jete ne vendngjarje.
Ngjarja nisi kur Valeria mori dhurate nje derrkuc rozë prej pelushi te cilin nisi ta tregonte ndjekësve te saj gjate livestream-it. Gjate asaj kohe, ajo shfaqi nje ndjesi ankthi, duke shprehur dyshime se diçka e kege mund te ndodhte. Ne biseda me shoqet njera ne telefon dhe tjetra e pranishme ne sallon ajo u ndalua te largohej nga aty, pasi iu tha se nje “surprize e madhe” po vinte per të.
Vetem disa minuta para sulmit fatal, Valeria sprehu shqetesim ne transmetim:
“Po sikur te donin te më vrisnin? Apo te me merrnin me vete?”
Tha ajo, pa e ditur se frika e saj do te behej realitet vetem pak sekonda me pas. Duke mbajtur ne dore lodren prej pelushi, ajo u kthye nga kamera, vendosi duart ne gjoks dhe bark dhe u gellua per vdekje, ndersa shoqja e saj rembeu telefonin dhe mbylli transmetimin.
Sipas autoriteteve, dy persona me motoçikleta hyne ne sallon.
Njëri prej tyre e pyeti nese ajo ishte Valeria, dhe pasi mori konfirmimin, e qelloi me arme zjarri.
Hetimet paraprake kane ngritur dyshime per nje lidhje te mundshme që Valeria mund t kete pasur me nje kartel droge, që ajo vetë e permendte shpesh si kërcënim te mundshem.
Megjithate, deri tani, prokuroria nuk ka prova te mjaftueshme per te lidhur dretjperdrejt vrasjen me ndonje grup kriminal te organizuar dhe krimi eshte quajtur krim per shkak te gjinise. Mendohet se eshte kryer nga dy vrases me pagese.