Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga aroma te karakteri: Ja çfarë personaliteti ke sipas parfumit që përdor

    April 24, 2026

     5 çantat më të shtrenjta në botë

    April 24, 2026

    Pozicionet më të rehatshme për një eksperiencë më të këndshme në çift

    April 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    E kritikojnë që performon në koncerte gjatë kohës së shtatzënisë, reagon Dafina Zeqiri

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht ndaj kritikave që ka marrë për faktin se po vazhdon të performojë edhe gjatë periudhës së shtatzënisë.

    Në një postim në InstaStory, ajo ndau një fotografi me barkun e rrumbullakosur, të cilën e shoqëroi me një mesazh të fuqishëm, duke sqaruar arsyen pse vazhdon të jetë aktive në skenë pavarësisht gjendjes së saj.

    “Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit”, ka shkruar ajo.

    Dafina theksoi se për të muzika nuk është thjesht një profesion, por një pasion i pastër që e ka ndjekur që nga fëmijëria.

    “E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde”, ka shtuar ajo.

    Në mesazhin e saj, këngëtarja nuk ngurroi të kritikojë edhe perceptimet e gabuar ndaj grave që vazhdojnë të punojnë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se shpesh janë burrat ata që nuk e kuptojnë këtë forcë të jashtëzakonshme.

    “Fatkeqësisht, disa njerëz – sidomos disa burra – nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa gjumë. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie”, përfundoi Dafina.

    Ky reagim i saj ka marrë mbështetje të madhe nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët kanë vlerësuar qëndrimin e saj të fortë dhe mesazhin frymëzues për të gjitha gratë që ndjekin pasionin e tyre pavarësisht sfidave të jetës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi ditor, e Premte 21 Mars 2025
    Next Article Le Dubain per tu futur ne Ferma VIP, per cilin personazh behet fjale?

    Related Posts

    Mimoza merr mesazhin e bukur nga vajzat e saj

    April 24, 2026

    Taylor Swift thyen rekordin historik në Spotify

    April 24, 2026

    Lajm i madh për fansat: dy artistët shqiptarë në një hit të përbashkët

    April 24, 2026

    Një muaj pas dasmës vjen lajmi i ëmbël, Veseli dhe Rrezja së shpejti prindër

    April 24, 2026

    Elton Ilirjani i ftuar në një nga eventet më prestigjioze të modës në SHBA

    April 23, 2026

    Pas largimit nga televizioni, Argjira Spanca flet hapur për vendimin

    April 23, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Nga aroma te karakteri: Ja çfarë personaliteti ke sipas parfumit që përdor

    April 24, 2026

    Parfumi është shumë më tepër sesa një aromë e këndshme. Ai është pjesë e identitetit…

     5 çantat më të shtrenjta në botë

    April 24, 2026

    Pozicionet më të rehatshme për një eksperiencë më të këndshme në çift

    April 24, 2026

    Mimoza merr mesazhin e bukur nga vajzat e saj

    April 24, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by