Princi Harry foli për “fitoren e tij monumentale” kundër redaktorit të ‘Daily Mirror’ në një dokumentar të transmetuar nga ITV të enjten. Ai fitoi këtë çështje gjyqësore në dhjetor 2023, por foli publikisht për të për herë të parë në dokumentarin ‘Tabloid on Trial’. Harry shprehu kënaqësinë e tij për vendimin e gjykatës në favorin e tij dhe e quajti atë “një fitore monumentale.”
Harry diskutoi gjithashtu se si vendimi i tij për të përballuar tabloidet britanike në gjykatë ndikoi në marrëdhëniet me familjen e tij. Ai tregoi se babai i tij, Mbreti Charles, e kishte paralajmëruar kundër përballjes me mediat britanike. Kur u pyet nëse vendimi i tij kishte ndikuar në marrëdhëniet familjare, Harry pranoi se kjo ishte një çështje e vështirë, por theksoi rëndësinë e veprimeve të tij për të mirën e përgjithshme.
Burimi i artikullit: https://edition.cnn.com/2024/07/25/media/british-tabloid-battle-royal-family-prince-harry/index.html
Burimi i fotos: