Albano Bogdo dhe Baby G ishin dërguar në shtëpinë e fakirit nga Agai për shkak të thyerjes së disa rregullave, si fikja e mikrofonit dhe përdorimi i gjuhës angleze, që është e ndaluar në këtë format. Sot, Agai ka vendosur që dënimi i tyre të përfundojë, pasi ata kanë respektuar rregullat gjatë kësaj periudhe. Agai ka vlerësuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar njohuritë në gjuhën shqipe, leksionet e Albanos dhe përkushtimin e Gordanës. Tani, Albano dhe Gordana do t’i bashkohen pjesës tjetër të fermerëve, me një paralajmërim për të mos përsëritur gabimet. “Siç do të thoshit edhe ju të dy, welcome back,” lexoi aktori Florian Agalliu nga zarfi.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/fermavip.al/?hl=en
Burimi i fotos: