Mbrëmjen e djeshme, disa ish-banorë të “Big Brother Vip Albania 3” u rikthyen në shtëpi për të festuar ditëlindjen e Meriton Mjekiqit. Ndër ta ishin Ilnisa Agolli, Meri Shehu, Sara, Bardhi dhe disa të tjerë. Ata shijuan qëndrimin dhe kaluan pak kohë me finalistët. Gjatë takimit me Bardhin, Meritoni përmendi menaxherin e këngëtarit, Jetmir Agajn. Ky i fundit reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për Meritonin me një postim në ‘Instastory’, ku shkroi: “Arsyeja pse unë të përkrahi është se kurrë nuk e ke harruar emrin Jetmir. Vëllau im Meriton. Me fitore”.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/jetmir_agaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcOKkyqLF4G/?img_index=1