Pasditen e djeshme, Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi prezantuan një podcast në ‘Top Albania Radio’, ku shqyrtuan tema te ndryshme dhe patën një moment për të bërë paqe, duke i kërkuar falje njëri-tjetrit.
Ata u bashkuan edhe me të ftuar të tjerë, si Roza Lati, e cila dëshironte të kishte një bisedë të hapur me Romeon për t’i kërkuar llogari për arsyen pse ai e kishte hequr atë nga Instagram-i gjatë kohës që kanë qenë jashtë shtëpisë.
Roza: Më ka hequr edhe e kam diskutuar që në fillim, sepse kishte të dashurën xheloze.
Romeo: Kë të dashur kam patur xheloze?
Roza: E di vet ti…
Romeo: E ke gabim. Po si të kam hequr ty edhe s’kam hequr të tjera? Po dale se kjo s’më rri mua. Kushedi ç’do kesh bërë…
Rikujtojmë që Romeo ka qënë në një lidhje me Jonida Maliqin dhe pasi u nda me të u përfol për një lidhje me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia Peleshin.
Burimi i lajmit: https://www.instagram.com/reel/C6BxrO9NETg/utm_source=ig_embed&ig_rid=e5e7daf0-fefb-477b-8223-fb938877266e