Efi Dhedhes, e njohur për pasionin e saj për tatuazhet, sot hapi zyrtarisht studion e saj të tatuazheve, “Inkonic Tattoo”. Lajmin e ndau në rrjetin social Instagram, duke postuar në “story” pamje nga studio.
Kjo nuk është vetëm një hapje e re biznesi për Efi Dhedhes, por edhe një moment i veçantë për familjen e saj. Klienti i parë pa diskutim do të ishin anëtarët e saj të familjes, një moment që e bëri më të veçantë hapjen e studion së saj. Përmes një fotoje të babait të saj të ulur në një poltron në studion e tatuazheve, Efi Dhedhes dha një mesazh per mbështetjen e familjes së saj në këtë rrugë të re profesionale.