Moda duket se ka vendosur të na rikthejë pas në kohë! Aksesorët që dikur ishin pjesë e pandashme e garderobës së vajzave në vitet 2000 po rikthehen fuqishëm, duke u shndërruar sërish në një nga tendencat më të pëlqyera të modës.
Bëhet fjalë për çantat e vogla, me rripa të shkurtër, forma të veçanta dhe detaje që dikur i shihnim kudo. Ato që dikur kombinoheshin me xhinse me bel të ulët dhe bluza të shkurtra, sot po shfaqen në kombinime moderne dhe shumë më elegante.
Çantat e vogla, protagoniste të stilit
Një nga modelet që po rikthehet është çanta e vogël që mbahet nën krah, e njohur edhe si shoulder bag. Praktike dhe elegante, ajo është një zgjedhje që i jep karakter edhe veshjeve më të thjeshta.
Format dhe ngjyrat që tërheqin vëmendjen
Përveç modeleve klasike, vëmendjen po e marrin edhe çantat me shkëlqim, ato me motive të veçanta, ngjyra të forta dhe detaje metalike. Këto elemente i japin pamjes një prekje nostalgjike, por njëkohësisht moderne.
Nostalgjia e viteve 2000 rikthehet në garderobë
Rikthimi i këtyre çantave është pjesë e interesit të vazhdueshëm për modën e viteve 2000, e cila po frymëzon sërish kombinimet e përditshme. Ajo që dikur ishte trend i një periudhe të caktuar, sot po përshtatet me stilin e ri dhe po bëhet një aksesor i preferuar për shumë dashamirëse të modës.
Duket se disa trende nuk dalin kurrë vërtet nga moda, por thjesht presin momentin e duhur për t’u rikthyer!
