Lara Colturi e ka nisur sezonin e ri të skive në mënyrë fantastike, duke u renditur në vendin e dytë në garën e zhvilluar në Sölden. Skiatorja shqiptare ishte vetëm një të qindtën e sekondës larg fitores, në një garë tepër të ngushtë ku çdo detaj bëri diferencën.
Ky rezultat përbën një nisje shumë premtuese për Lara Colturin në sezonin e ri dimëror, duke konfirmuar edhe një herë konkurrueshmërinë e saj në arenën ndërkombëtare.
Vetëm një e qindtë e ndau nga vendi i parë, por Lara dha një sinjal të fortë që në garën e parë: këtë sezon pritet të jetë sërish mes emrave që do të luftojnë për rezultatet më të mira.
