Presidenti i Federatës së Skive ka folur për rëndësinë e garës së Söldenit në një intervistë për Euronews, duke e cilësuar atë si një nisje me simbolikë të veçantë për Kupën e Botës në ski.
“Gara e parë nis në Sölden, sepse me të ka filluar edhe Kupa e Botës, dhe kjo ka një simbolikë shumë të madhe. Ai që fiton në Sölden nuk harrohet kollaj. Këtë vit, nëse fitojmë atje, do të na kujtojnë për një kohë të gjatë”, u shpreh Toçi.
Ai theksoi se një rezultat pozitiv në këtë garë do të ishte një fillim i mbarë për Lara Colturi-n, duke i hapur rrugën mundësive të reja gjatë sezonit. Sipas tij, këtë vit objektivat janë më të qarta dhe përgatitjet më të plota, ndërsa skuadra synon ta nisë sezonin me ambicie dhe besim më të madh.
