Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Protesta dogji dosjet në Gjykatën e Lartë/ Gjykata njofton pezullimin e proceseve

    October 20, 2026

    Truri ynë mund të ndryshojë kujtimet pa e kuptuar: si ndodh kjo?

    October 20, 2026

    Pse macet i shikojnë njerëzit për një kohë të gjatë pa lëvizur? Ja çfarë fshihet pas këtij zakoni

    October 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Protesta dogji dosjet në Gjykatën e Lartë/ Gjykata njofton pezullimin e proceseve

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Zjarri i vënë nga protestuesit e maskuar në Gjykatën e Lartë, ku u dogjën dokumenta dhe dosje gjyqësore, ka sjellë shtyrjen e proceseve. Dëmet e shkaktuara më 17 tetor kanë detyruar institucionin të pezullojë seancat e planifikuara, me përjashtim të çështjeve urgjente, deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe evidentimin e dosjeve të prekura nga flakët.

    Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.

    Në Gjykatën e Lartë, gjyqet do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit.

    Njoftimi i plotë:

    Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.

    Në këto rrethana, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, përveç çështjeve me natyrë urgjente, do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit.

    Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.

    Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore.

    Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë.

    Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleTruri ynë mund të ndryshojë kujtimet pa e kuptuar: si ndodh kjo?

    Related Posts

    Pse disa njerëz kanë nevojë të kalojnë kohë vetëm pas një dite të lodhshme?

    October 17, 2026

    Pse ndonjëherë kemi nevojë të ndryshojmë pamjen kur duam të nisim një kapitull të ri?

    October 17, 2026

    Çfarë ndodh me trurin kur bie në dashuri?

    October 13, 2026

    Për një mendje më kreative, ndiqni këto 5 hapa

    October 13, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 tetor 2026

    October 9, 2026

    Elton Ilirjani në Paris Fashion Week, kryeqyteti i modës bashkon krijimtarinë dhe artin.

    October 8, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Protesta dogji dosjet në Gjykatën e Lartë/ Gjykata njofton pezullimin e proceseve

    October 20, 2026

    Zjarri i vënë nga protestuesit e maskuar në Gjykatën e Lartë, ku u dogjën dokumenta…

    Truri ynë mund të ndryshojë kujtimet pa e kuptuar: si ndodh kjo?

    October 20, 2026

    Pse macet i shikojnë njerëzit për një kohë të gjatë pa lëvizur? Ja çfarë fshihet pas këtij zakoni

    October 20, 2026

    E pini pijen energjike sapo zgjoheni? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

    October 20, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by