Ana Ejupi dhe Kevin Edmond po përjetojnë emocionet e pritjes së fëmijës së tyre të parë. Çifti së shpejti do të bëhet prindër të një vajze, ndërsa detajet rreth vogëlushes kanë zgjuar kureshtjen e ndjekësve.
Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” ka publikuar një video në TikTok, mbishkrimi i së cilës ka nxitur dyshimet se ajo dhe Kevini e kanë vendosur tashmë emrin e vajzës.
Ajo që ra në sy ishte shkronja E, e cila mund të jetë inicialja e emrit të vogëlushes. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të përpiqen të zbulojnë se çfarë emri ka zgjedhur çifti për vajzën e tyre.
Megjithatë, Ana dhe Kevini ende nuk e kanë konfirmuar emrin e plotë, duke e lënë këtë detaj të bukur të pritjes së tyre si një surprizë për momentin.
Kujtojmë se çifti, i cili u njoh dhe nisi romancën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, në fund të gushtit ndau lajmin se është në pritje të një vajze. Përmes një postimi të përbashkët, ata shprehën gëzimin e tyre me fjalët: “Çfarë bekimi”.

