Arinda Gjoni është gati të sjellë një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së saj. Këngëtarja do të publikojë së shpejti albumin e saj të parë, i cili do të mbajë titullin “Diell”.
Albumi do të përmbajë pesë këngë, të cilat vijnë në zhanre të ndryshme muzikore. Të gjitha projektet do të jenë solo, duke i dhënë Arindës mundësinë të prezantojë për publikun një tjetër anë të saj artistike dhe muzikore.
Vetë këngëtarja është shprehur se “Diell” është një projekt shumë personal, të cilin ia kushton shpirtit të saj. Për Arindën, këngët nuk janë thjesht projekte muzikore, por mbartin emocione dhe një lidhje të veçantë me vendin dhe natyrën shqiptare.
“Diell” pritet të publikohet në fund të tetorit, megjithatë ende nuk është bërë e ditur data e saktë e publikimit. Tashmë fansat e Arindës janë në pritje për të zbuluar pesë këngët që do të përbëjnë albumin e saj të parë dhe për të parë se çfarë surprizash ka përgatitur këngëtarja.
