Një kërkim në Google Maps çoi në një zbulim të jashtëzakonshëm,një krater i krijuar rreth 390 milionë vite më parë nga përplasja e një meteori është identifikuar në Quebec të Kanadasë.
Gjithçka nisi kur astronomi amator Joël Lapointe po përdorte Google Maps për të planifikuar një udhëtim kampingu. Në hartë ai vuri re një formacion të pazakontë rrethor, me një diametër prej rreth 25 kilometrash, pranë liqenit Marsal. Forma i ngjalli dyshimin se mund të bëhej fjalë për një krater të lashtë meteoriti.
Lapointe kontaktoi ekspertë dhe dyshimi i tij u mor seriozisht. Një ekspeditë shkencore në zonë mblodhi prova që konfirmuan origjinën e strukturës: mes tyre kone shkëmbore të krijuara nga goditje jashtëzakonisht të fuqishme dhe materiale të shkrira nga përplasja. Studiuesit e kanë quajtur strukturën Uhaachatik Crater dhe e datojnë rreth 390 milionë vjet më parë.
Zbulimi është veçanërisht interesant sepse krateret e mëdha të konfirmuara në Tokë janë relativisht të rralla. Ajo që filloi si një vëzhgim i rastësishëm në një hartë digjitale përfundoi duke zbuluar një gjurmë të lashtë të historisë së planetit tonë.
