Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim drastik në pamjen e tij. Sulmuesi i Manchester City-t i ka dhënë fund flokëve të gjatë bjondë, të cilët prej vitesh ishin kthyer në një prej tipareve të tij më të dallueshme. Ndryshimi u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Por pas transformimit të futbollistit fshihet një emër shqiptar. Bëhet fjalë për Juna Ademin, një parukiere shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në Angli. Ajo shfaqet në videon e transformimit, duke realizuar prerjen e re të Haaland.
Në videon e publikuar në kanalin e YouTube të futbollistit, Juna shihet duke i prerë flokët Haaland-it, ndërsa vetë shprehet se ishte paksa e stresuar gjatë procesit. Flokët e gjatë, që për vite me radhë ishin një nga “shenjat dalluese” të norvegjezit, tashmë janë pjesë e së kaluarës.
Haaland e ka dokumentuar vetë gjithë procesin dhe më pas ka zbuluar rezultatin final, duke e cilësuar ndryshimin si një fillim të ri për sezonin. Pamja e re ka ndarë fansat, me disa që e kanë pëlqyer transformimin dhe të tjerë që preferojnë look-un e tij të mëparshëm.
Kështu, një ndryshim i zakonshëm në pamje është kthyer në një moment të komentuar në botën e futbollit, ndërsa Juna Ademi është shqiptarja që qëndron pas prerjes së re të flokëve të një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror
