Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku u ka dhënë mundësinë të bëjnë pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre.
Por krahas mesazheve pozitive dhe komplimenteve, nuk kanë munguar as komentet kritike. Një ndjekës ka zgjedhur ta sulmojë moderatoren me fjalë të drejtpërdrejta, duke e akuzuar për sjellje “mendjemadhe” dhe “fallco”.
“Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco? Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë që je shumë mendjemadhe”, i ka shkruar ndjekësi.
Bora, e cila është shpesh në qendër të vëmendjes dhe përballet me reagime të ndryshme në rrjet, nuk ka preferuar të hyjë në një debat të gjatë. Ajo ka zgjedhur ta marrë me sportivitet komentin dhe t’i përgjigjet me ironi.
“Ata e dinë më mirë, gjithmonë”, ka shkruar moderatorja, duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji duke qeshur me lot.
Reagimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, teksa Bora edhe një herë tregoi se di t’i përballojë kritikat me qetësi dhe humor.

