Që nga shpërthimi i tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të rajonit janë intensifikuar, Irani ka regjistruar humbjet më të mëdha njerëzore, sipas statistikave të fundit.
Që nga sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, 787 persona kanë humbur jetën në këtë vend, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të dhënat e përditësuara dje, 3 mars, tregojnë se ky numër është rritur edhe më tej.
Pas Iranit, Libani ka pësuar humbjet më të mëdha, me 40 viktima dhe 246 të plagosur. Ndërkohë, në Izrael janë regjistruar 11 të vdekur dhe disa mijëra të plagosur.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur gjashtë ushtarë, ndërsa 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dëme në infrastrukturë dhe viktima njerëzore janë shënuar gjithashtu në vende të tjera të rajonit, përfshirë Irakun, Kuvajtin, Jordaninë, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, duke reflektuar përhapjen e tensioneve dhe pasojat e gjerë të konfliktit.
