Euro dhe dollari e mbyllën shkurtin në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut, duke vijuar trendin e forcimit të monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye mesatarisht me 96.44 lekë, nga 99.03 lekë në shkurt të një viti më parë, me një rënie prej 2.59 lekësh ose 2.6%.
Edhe dollari amerikan ka pësuar zhvlerësim të ndjeshëm. Gjatë shkurtit ai u këmbye mesatarisht me 81.53 lekë, nga 95.10 lekë një vit më parë, duke rënë me 13.57 lekë ose rreth 14%.
Sipas institucioneve financiare, forcimi i lekut lidhet me hyrjet e larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja. Banka e Shqipërisë vlerëson se ky zhvillim ka ndihmuar edhe në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.
