Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Horoskopi për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    June 15, 2026

    Mbretëria e Bashkuar drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

    June 15, 2026

    Snack-u që duhet të hani në darkë për të fjetur më mirë

    June 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Fansat i japin lamtumirën pandave të vetme të Japonisë

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Dashamirësit e pandave në Tokio i thanë lamtumirë të dielën dy pandave shumë të dashura, të cilat pritet të kthehen në Kinë, duke lënë Japoninë pa asnjë panda për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh.

    Pandat Lei Lei dhe Xiao Xiao, të huazuara në kuadër të programit të ashtuquajtur “diplomacia e pandave” nga Kina, kanë simbolizuar miqësinë mes Pekinit dhe Tokios që nga normalizimi i marrëdhënieve diplomatike në vitin 1972.

    Vizitorë të shumtë në Kopshtin Zoologjik Ueno u panë me lot në sy teksa shikonin dy pandat, të vetmet në Japoni, duke ngrënë bambu. Kafshët pritet të largohen drejt Kinës të martën, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy ekonomive më të mëdha të Azisë.

    Kthimi i papritur i pandave u njoftua muajin e kaluar, pasi kryeministrja konservatore e Japonisë, Sanae Takaichi, la të kuptohej se Tokio mund të ndërhynte ushtarakisht në rast të një sulmi ndaj Tajvanit. Deklarata shkaktoi reagim të ashpër nga Pekini, i cili e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij.

    Rreth 4 mijë e 400 persona, fitues të një lotarie online, patën mundësinë t’i shihnin nga afër binjakët katërvjeçarë në kopshtin zoologjik Ueno, ndërsa të tjerë u mblodhën pranë tij, shumë prej tyre të veshur me bluza, çanta dhe lodra me figura pandash.

    Sipas profesorit Masaki Ienaga, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Grave të Krishtera të Tokios, largimi i pandave mund të mos jetë domosdoshmërisht politik, por një rikthim i tyre në të ardhmen do të simbolizonte përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “Nëse në të ardhmen ka vullnet nga të dyja palët për të përmirësuar lidhjet, është e mundur që rikthimi i pandave të diskutohet”, tha ai për AFP-në.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 26 janar 2026
    Next Article A ndikon scroll-i i mëngjesit në humorin e ditës?

    Related Posts

    Pse shumica e njerëzve përdorin dorën e djathtë? Sipas studimeve, përgjigjja lidhet edhe me këmbët.

    June 15, 2026

    Pse fëmijët në Holandë konsiderohen më të lumturit në botë?

    June 13, 2026

    Menopauza e hershme rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

    June 11, 2026

    Mesnatë, por ende ditë! Vendet ku dielli nuk zhduket për muaj të tërë

    June 11, 2026

    Pse këmishat e burrave i kanë kopsat në të djathtë, ndërsa ato të grave në të majtë?

    June 11, 2026

    Shija po humbet, çmimi po rritet: Çfarë fshihet pas transformimit të çokollatave?

    June 10, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Horoskopi për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    June 15, 2026

    Dashi Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara me planet…

    Mbretëria e Bashkuar drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

    June 15, 2026

    Snack-u që duhet të hani në darkë për të fjetur më mirë

    June 15, 2026

    Pse shumica e njerëzve përdorin dorën e djathtë? Sipas studimeve, përgjigjja lidhet edhe me këmbët.

    June 15, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by