Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pse disa njerëz kujtojnë ëndrrat dhe të tjerë jo?

    May 20, 2026

    Harry Styles thyen heshtjen pas ankesave të fansave për turneun “Together Together”

    May 20, 2026

    Qepa kundër rrudhave? Ja çfarë thonë ekspertët për trendin viral të kujdesit ndaj lëkurës

    May 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Pas këtij artikulli, s’do vendosni më asnjë unazë në gishtin e mesit

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Nëse ke vendosur ndonjëherë një unazë në gishtin e mesit (veçanërisht prej floriri) dhe më pas të është dukur sikur je më i/e stresuar, më i/e lodhur apo më “i/e ngarkuar” se zakonisht s’është rastësi, të paktën sipas astrologjisë.

    Në shumë kultura, bizhuteritë nuk janë thjesht për bukuri. Janë të lidhura me energji, planete dhe ndikime që shkojnë përtej stilit. Sipas astrologjisë vedike dhe disa sistemeve të tjera energjie, çdo gisht në dorë përfaqëson një planet dhe një aspekt të jetës sonë. Dhe gishtin e mesit e ka “zënë” Saturni.

    Po çfarë ndodh kur e kombinon arin me Saturnin?

    Ari është metal i fuqishëm, i lidhur me Diellin, përfaqësues i energjisë pozitive, suksesit dhe vetëbesimit. Ndërsa Saturni? E po, është planeti i disiplinës, përgjegjësisë, karmës dhe gjithë atij tensioni që na bën të mbingarkuar emocionalisht.

    Kur vendos një unazë ari në gishtin e mesit, sipas këtyre besimeve, ti pa dashje po përplas energjinë e ndritshme të Diellit me strukturën e hekurt të Saturnit dhe rezultati? Stres, vendime të vështira dhe ngecje financiare.

    Energjia shkon aty ku vëmendja… dhe unaza

    Ky gisht ndikon në balancën tënde të brendshme, mënyrën si e menaxhon presionin, dhe sa lehtë (ose jo) merr vendime të mëdha. Një unazë ari këtu, sipas këtyre teorive, mund të ndikojë negativisht në vetëbesimin dhe rrjedhën e pasurisë sepse gishtat që ndihmojnë më shumë në aspektin financiar janë treguesi dhe gishti i unazës.

    Po me unaza të tjera ç’bëhet?

    Përveç arit, edhe metalet e tjera duhen vendosur me kujdes sipas energjisë që mbartin: argjendi, që lidhet me Hënën dhe qetësinë emocionale, preferohet në gishtin e vogël ose atë të unazës.

    Bakri, që përfaqëson energjinë e Marsit, shkon më mirë në gishtin tregues ose të vogël, por duhet shmangur në të mesit pasi mund të rrisë nervozizmin; ndërsa çeliku ose hekuri, që lidhen natyrshëm me Saturnin, janë ideale për gishtin e mesit, duke ndihmuar në balancimin e energjisë së tij.

    Pra, materiali dhe gishti duhet të përputhen për të ruajtur harmoninë energjetike.

    Atëherë, ku ta vëmë unazën?

    Nëse do të përfitosh maksimumin nga energjia e arit dhe Diellit, astrologët sugjerojnë:

    – Vëre në gishtin e unazës: lidhet me dashurinë, krijimtarinë dhe vetëshprehjen.

    – Ose në gishtin tregues, që aktivizon energjinë e Jupiterit: planet i bollëkut, zgjerimit dhe suksesit.

    Nuk po të themi të heqësh dorë nga stili yt apo të ndryshosh gjithë koleksionin e bizhuterive. Por nëse ndihesh i/e “rënduar” emocionalisht, financat s’po ecin dhe ke një unazë të artë në gishtin e mesit… ndoshta s’do ishte keq të provosh ta zhvendosësh. Në fund të fundit unaza është e jotja, por energjia… hmmm, ajo do pak menaxhim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleSHBA miraton rregull të ri për ndëshkimin e abuzuesve të fëmijëve
    Next Article Ja çfarë i ndodh trurit tuaj kur pini birrë pas pune

    Related Posts

    “Scent stacking”, tendenca e re që po ndryshon mënyrën si përdorim parfumin

    May 18, 2026

    Rregulli i çuditshëm: pse ky vend nuk lejon makina të zeza?

    May 16, 2026

    Vitaminat që nuk duhet t’i marrësh kurrë pa ngrënë

    May 16, 2026

    Pse bebet lindin me një shtresë të bardhë në lëkurë? Shpjegimi që po habit prindërit

    May 16, 2026

    A e dije? Gjatë gjumit humbet ujë pa e kuptuar

    May 15, 2026

    Moda e viteve 2000 po rikthehet: tani radha është e kufjeve me kabllo

    May 15, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Pse disa njerëz kujtojnë ëndrrat dhe të tjerë jo?

    May 20, 2026

    Shumë njerëz zgjohen në mëngjes duke kujtuar çdo detaj të ëndrrës së natës, ndërsa të…

    Harry Styles thyen heshtjen pas ankesave të fansave për turneun “Together Together”

    May 20, 2026

    Qepa kundër rrudhave? Ja çfarë thonë ekspertët për trendin viral të kujdesit ndaj lëkurës

    May 20, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 Maj 2026

    May 20, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by