Një bashkëpunim i shumëpritur duket se është në horizont! Dy prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Ylli Limani dhe Rita Ora, po përgatisin diçka së bashku.
Gjithçka nisi në Instagram, ku Ylli i kishte shkruar Ritës për ta komplimentuar për këngën e saj më të re, duke i thënë se i kishte pëlqyer shumë. Reagimi i Ritës ka qenë i menjëhershëm dhe plot vlerësim:
“E vlerësoj shumë, sidomos kur kjo vjen nga një shqiptar tjetër,” – i ka kthyer ajo.
Ylli nuk ka hezituar dhe i ka propozuar:
“Bashkëpunim?”
Në mënyrë po aq të natyrshme dhe të sinqertë, Rita i është përgjigjur:
“Do të doja shumë!”
Biseda nuk ka mbetur private për shumë gjatë. Të dy artistët e kanë ndarë në Insta Story, duke e konfirmuar qartë se një bashkëpunim mes tyre është rrugës.
Me vokalet e ndjera të Yllit dhe energjinë ndërkombëtare të Ritës, ky projekt pritet të jetë një nga bashkëpunimet më të suksesshme.

