Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pozicionet më të rehatshme për një eksperiencë më të këndshme në çift

    April 24, 2026

    Mimoza merr mesazhin e bukur nga vajzat e saj

    April 24, 2026

    Taylor Swift thyen rekordin historik në Spotify

    April 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano, themeluesi i Partisë Socialiste

    FILE - Then Albanian prime minister and leader Socialist party, Fatos Nano, waves to supporters during the closing rally of the Socialist Party in Albania's capital Tirana on Friday, July 1, 2005. The Albanian government says the country's first post-communist prime minister is in hospital fighting for his life. Fatos Nano founded Albania's Socialist Party in 1991 and served three terms as prime minister. Nano, who's 70 years old, is in intensive care in a hospital in the capital, Tirana, where he's being treated for problems with his lungs. (AP Photo/Visar Kryeziu, File)
    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Ka ndërruar jetë këtë të premte, më 31 tetor, ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, në moshën 73-vjeçare.

    Burime bëjnë me dije se Nano prej afro një muaji ishte shtruar në repartin e reanimacionit të një spitali në Tiranë, ku po merrte trajtim mjekësor.

    Fatos Nano u tërhoq nga jeta politike në vitin 2005, pas një karriere të gjatë gjatë së cilës ka shërbyer si kryeministër në periudhat 1991, 1997–1998 dhe 2002–2005. Ai njihet gjithashtu si themuesi dhe drejtuesi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

    Creator: Visar Kryeziu | Credit: AP

    Jeta dhe karriera

    Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë. Ndërsa për 13 vjet, ishte kryetar i Partisë Socialiste.

    Nano e mbajti detyrën e kryeministrit nga 29 shtator 2002-1 shtator 2005, 25 korrik 1997-27 shtator 1998, 22 shkurt 1991-4 qershor 1991. Ndërsa si kryetar i Partisë Socialiste ai e mbajti këtë detyrë nga 12 qershori 1991 deri më 3 korrik 2005.

    Fatos Nano e nisi karrierën e tij politike në vitin 1991, pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit, me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatiste vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet e 31 marsit 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh, ai u detyrua të jepte dorëheqje. Atë vit, ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë.

    Në mars të vitit 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit më pas, Fatos Nano u burgos, pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u bë problemi kryesor i Shqipërisë postkomuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte pasojë e opozicionit të Nanos ndaj qeverisë së Berishës.

    Gjatë vitit 1994, skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur, të nxitur nga opozita kundër qeverisë, me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.

    Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Berisha dha dorëheqjen dhe Kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon.

    Në shtator të vitit 1998, vrasja e Azem Hajdarit çoi në një revoltë popullore dhe e detyroi Fatos Nanon të jepte dorëheqjen. Fatos Nano u gjykua i pafajshëm nga një gjykatë në Tiranë ndaj akuzave për shpërdorim detyre dhe korrupsion në vitin 1999.

    Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zgjedhjet në qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik 2002, i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu. Më 3 korrik 2005, Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj, Sali Berisha, u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005, Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.

    Nano kërkoi të zgjidhej si president më 8 korrik 2007, pas mbarimit të mandatit të presidentit Moisiu. Shumica e deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Partia Socialiste, nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjet.

    Si deputet i Parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kuçovës, Tepelenës dhe Sarandës.

    Fatos Nano studio në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë).

    Në vitin 1975, kreu specializimet për Ekonomi Politike. Në vitin 1983, me vendimin nr. 81, datë 23 shtator 1983, të Universitetit të Tiranës, mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë, ndërsa në vitin 2000, titullin “Profesor Doktor” në fushën e ekonomisë. Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali), në vitin 2000, u dekorua me titullin “Doktor Honoris Causa” në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit, dhe po në këtë vit, mori titullin e nderit “Doktor Honoris Causa” në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleZbuloni fakte për jetën e Luanës sot!
    Next Article Ylli Limani dhe Rita Ora në prag bashkëpunimi!

    Related Posts

    HIV rikthehet në nivele alarmante në vend të rinjtë më të prekur

    April 22, 2026

    Gjurmë helmi për minj në ushqimin e bebeve/ Skandali në Austri, çfarë dihet deri tani

    April 20, 2026

    Mbretëria e Bashkuar ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

    April 13, 2026

    Astronautët e Artemis II rikthehen në Tokë

    April 11, 2026

    Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit drejt BE-së: Nga sot s’ka më vula në pasaportë

    April 10, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, do jetë jo më shumë se 210 lekë/litri

    April 9, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Pozicionet më të rehatshme për një eksperiencë më të këndshme në çift

    April 24, 2026

    Intimiteti në çift nuk lidhet vetëm me pasionin, por edhe me rehatinë, komunikimin dhe mirëkuptimin…

    Mimoza merr mesazhin e bukur nga vajzat e saj

    April 24, 2026

    Taylor Swift thyen rekordin historik në Spotify

    April 24, 2026

    Pse përdorimi i shpeshtë i takave mund të dëmtojë shëndetin

    April 24, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by