Tiranë Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimin për Mariela Berishën dhe Antonela Berishën, të akuzuara për dhunimin e blogeres Klea Prenga në gusht të vitit 2024.
Sipas gjykatës, Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u zbrit në 2 vite. Ndërsa Antonela Berisha u përball me masë 3 vite shërbim prove, që gjithashtu u ul në 2 vite me procedurën e përshpejtuar.
Rasti i dhunës ndaj Klea Prengës ishte kapur me reagime të shumta publike dhe mediative. Ngjarja ndodhi në një restorant në Tiranë, ku Klea Prenga po darkonte dhe u sulmua fizikisht me sende të forta nga motrat Berisha, për motive që janë cilësuar si “banale”.
Pas incidentit, motrat u shpallën në kërkim dhe qëndruan të fshehura për rreth dy muaj para se të vetëdorëzoheshin në polici dhe të përballeshin me drejtësinë.
Në ditët në vijim, pritet që të ekzekutohen vendimet e gjykatës, ndërsa nuk është ende publikuar një reagim zyrtar nga Klea Prenga ose përfaqësuesit e saj ligjorë.
