Franceska Murati, ish-banore e “Big Brother”, ka ndarë së fundmi një postim në “Instagram Story”, ku tregon se persona të paidentifikuar kanë tentuar të hyjnë në banesën e saj.
Në foton e publikuar shihet dera e hyrjes e dëmtuar, ndërsa Franceska shkruan:
“Dikush ka tentuar të na hyjë në shtëpi. Kanë shkatërruar derën, WTF! Kini kujdes porositë që pranoni në shtëpi”.
Me këtë reagim, ajo paralajmëroi ndjekësit e saj të tregohen të kujdesshëm, sidomos përballë porosive apo vizitave të panjohura në banesë.
Ky postim ka ngjallur shqetësim dhe reagime të shumta në rrjet, pasi raste të tilla tentativash vjedhjeje janë raportuar herë pas here edhe nga qytetarë të tjerë.

