Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pas 23 vitesh, rikthehet filmi i famshëm? Kate Hudson dhe Matthew McConaughey mund të jenë sërish bashkë në ekran

    August 26, 2026

    Japonia, vendi ku “JO”-ja është pjesë e kulturës: 7 rregulla që duhet t’i dini

    August 26, 2026

    Shqipëria më e shtrenjtë në rajon për ushqimet, ja produktet që kushtojnë më shumë

    August 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Flokë të butë pas lyerjes? Provo këta katër përbërës nga kuzhina!

    Beauty, hair care and salon with flip of woman for shampoo, health and keratin treatment. Fashion, wind and cosmetics with profile of girl model for self love, growth and luxury in brown background.
    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Flokët e butë dhe të mëndafshtë janë dëshira e çdo femre. Por për fat të keq, shumë prej nesh vuajnë nga flokët me yndyrë apo të dëmtuar, sidomos nëse ka kaluar pak kohë pas lyerjes me bojë

    Në vend që të shpenzosh para për të blerë produkte të shtrenjta, më poshtë janë disa receta shtëpie që të sigurojnë zbutjen e flokëve dhe shkëlqimin e tyre.

    Veza: Është një recetë klasike për ushqimin e flokëve dhe zbutjen e tyre. Vezët të ndihmojnë për hidratimin dhe shkëlqimin e flokëve. Po ashtu, ndihmojnë edhe kundër rënies. Përziej bashkë një vezë dhe një lugë gjelle vaj kokosi ose vaj ulliri, derisa të krijosh një lloj paste.

    Aplikoje me kujdes të gjithë maskën duke u përqendruar në skalpin e kokës. Mbuloje me një kapuç dushi dhe mbaje për 30 minuta. Pastaj laje flokët si zakonisht me shampon e rekomanduar.

    Uthull molle: Seriozisht, a ka ndonjë gjë që nuk mund ta bëjë uthulla e mollës? Mbi të gjitha, i mban flokët të hidratuar dhe të pastër, sepse pastron deri në thellësi lëkurën e kokës.

    Përziej bashkë të njëjtën sasi të uthullës së mollës dhe ujit. Pasi ta kesh larë flokun me shampon, hidhe përzierjen në flokë (skalp) dhe masazhoje me mollëza për disa minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.

    Majoneza: Disa njerëz nuk mund ta tolerojnë erën e majonezës në flokë, por ajo është një ushqyese mjaft e mirë e flokëve dhe vlerat ushqyese të saj janë të jashtëzakonshme. Aminoacidet dhe proteinat që gjenden në yndyrën e majonezës do t’i mbajnë flokët të fortë, të butë dhe të shkëlqyeshëm.

    Me një gjysmë filxhani majonezë, masazho skalpin dhe flokët e dëmtuar nga boja. Mbuloji flokët me një kapuç dushi dhe mbaji për 30 minuta. Pastaj laji si zakonisht me shampon.

    Avokado: Ky super ushqim do të hidratojë dhe ushqejë rrënjët në thellësi. Tulin e një avokadoje përzieje me një lugë gjelle vaj ulliri dhe me një copë banane.

    Aplikoje maskën në flokët e dëmtuar, që nga rrënjët deri në maja. Mbuloji flokët me një kapuç dushi dhe mbaji për 30 minuta. Pastaj laji si zakonisht me shampon. 

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous Article“Protestat në vjeshtë do ta rrëzojnë Vuçiqin”, avokati Stojkoviq zbulon skenarin
    Next Article Horoskopi ditor, e mërkurë 28 maj 2025

    Related Posts

    A ju ndodh të zgjoheni dhe të mos mbani mend ëndrrën? Ja pse e harron truri

    August 26, 2026

    7 ushqime që janë më të shëndetshme kur hahen të ftohta

    August 25, 2026

    Çfarë i ndodh trupit në 30 minutat e para pasi zgjoheni?

    August 25, 2026

    Nuk bëni seks? Ja pse trupi mund të kërkojë më shumë ushqim

    August 24, 2026

    “Old money”: Thonjtë natyralë, simboli i ri i elegancës

    August 24, 2026

    Kafeja sapo zgjoheni apo pak më vonë? Ja çfarë duhet të dini

    August 22, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Pas 23 vitesh, rikthehet filmi i famshëm? Kate Hudson dhe Matthew McConaughey mund të jenë sërish bashkë në ekran

    August 26, 2026

    Pas më shumë se dy dekadash, një prej komedive romantike më të dashura të viteve…

    Japonia, vendi ku “JO”-ja është pjesë e kulturës: 7 rregulla që duhet t’i dini

    August 26, 2026

    Shqipëria më e shtrenjtë në rajon për ushqimet, ja produktet që kushtojnë më shumë

    August 26, 2026

    Nuk pini mjaftueshëm ujë? Këto dy receta me fruta do t’ju freskojnë gjatë vapës

    August 26, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by