Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Qershor 2026

    June 8, 2026

    Kryeministri Rama sjell një shembull nga Franca, ja mesazhi që përcjell

    June 7, 2026

    A ekziston vërtet dashuria me shikim të parë? Ja çfarë thotë shkenca

    June 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Vdes Papa Françesku në moshën 88-vjeçare

    The famous St. Peter's Basilica in Vatican City and the sky with beautiful colors behind
    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

    “Të dashur vëllezër e motra, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”, tha kardinali Kevin Farrell përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit.

    “Në orën 7:34 mëngjesin e sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, tha ai.

    Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.

    Bergoglio, i biri i imigrantëve italianë, kishte punuar si teknik kimik para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.

    Ai ishte shuguruar si prift më 1969 dhe ishte bërë udhëheqës superior i jezuitëve të një province të Argjentinës në periudhën 1973-1979.

    Më 1988, ai ishte emëruar peshkop i Buenos Airesit. Tre vjet më vonë, Papa Gjon Pali II e kishte ngritur atë në Kolegjin e Kardinalëve.

    I zgjedhur Papë më 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, ai e zgjodhi emrin Françesk, për të nderuar Shën Françeskun e Asizit, duke pasqyruar angazhimin e tij ndaj përulësisë dhe të varfërve.

    Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.

    Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.

    Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.

    Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë.

    Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi ditor, e Hënë 21 Prill 2025
    Next Article Drake paditi kompaninë diskografike UMG për performancën e Lamar në Super Bowl

    Related Posts

    Kryeministri Rama sjell një shembull nga Franca, ja mesazhi që përcjell

    June 7, 2026

    Shoferi që përplasi 7-vjeçarin në Elbasan, rezulton regjizori i njohur shqiptar

    May 25, 2026

    Çfarë tha Edi Rama 32 vite më parë? Blendi Fevziu nxjerr intervistën që po trazon rrjetin

    May 25, 2026

    Luan Rama: Gazetaria e viteve ’90 prodhoi figurat më të forta të medias dhe politikës shqiptare

    May 25, 2026

    ‘Po të mos ikja unë, Rama s’do ishte në politikë’, rrëfimi i Luan Ramës

    May 25, 2026

    “Jam i përgatitur të vdes i varfër” – rrëfimi i rrallë i Edi Ramës rikthehet pas 32 vitesh dhe po trazon rrjetin

    May 25, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Qershor 2026

    June 8, 2026

    Dashi Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të lëvizur përpara me planet…

    Kryeministri Rama sjell një shembull nga Franca, ja mesazhi që përcjell

    June 7, 2026

    A ekziston vërtet dashuria me shikim të parë? Ja çfarë thotë shkenca

    June 6, 2026

    Vendimi i papritur i Ronelës: Pse anuloi çdo aktivitetet muzikor këtë fundjavë?

    June 6, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by