Vëmendja e sportdashësve shqiptarë do të zhvendoset këtë të shtunë drejt Finlandës, ku skiatorja shqiptare Lara Colturi do të zbresë sërish në pistë për një tjetër garë të rëndësishme në Kupën e Botës në Ski.
Këtë herë, gara do të zhvillohet në Levi të Finlandës, në disiplinën e slalomit për femra, ku Lara do të përfaqësojë Shqipërinë përballë disa prej emrave më të njohur të skive botërore.
Pas paraqitjeve të saj në garat e fundit, sportistja shqiptare rikthehet me një tjetër sfidë, ndërsa tifozët kuqezi do të jenë sërish me sytë nga ajo, duke shpresuar për një rezultat sa më të mirë.
Gara do të zhvillohet më 14 nëntor dhe do të ketë dy zbritje. E para është planifikuar në orën 10:00, ndërsa zbritja e dytë në orën 13:00.
Një tjetër mundësi për të mbështetur Larën dhe për të përjetuar emocionet kuqezi në arenën ndërkombëtare të sportit!
