Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me atë të Arsimit, kanë firmosur një akt të përbashkët që u vjen në ndihmë të gjithë profesionistëve të rinj të shëndetit.
Të gjithë studentët që mbarojnë fakultetin e Mjekësisë e degë të tjera të sistemit shëndetësor, pas përfundimit të praktikës, nuk do t’i nënshtrohen më provimeve të ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë, por do të kryejnë vetëm provimin e Shtetit.
Vendimi është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu dhe ajo e Arsimit Mirela Kumbaro. Kjo e fundit u shpreh se ky akt i ri rregullator, do t’i lehtësojë barrën mjekëve të rinj që duan të prekin tregun.https://www.youtube.com/embed/YVuBP5icauY
“Grupe të interesit, studentë të rinj na i kanë vënë në vëmendje që janë të panevojshme. Janë dhe ngarkesë psikologjike, burokratike dhe financiare. Ne sot dakordësuam me ekipet tona pas disa diskutimesh dhe sapo firmosëm bashkë urdhrin për t’i hequr këto ngarkesa të tepërta, për t’i lehtësuar atyre punësimin, nxitjen drejt tregut të punës, por dhe pse jo dhe barrën psikologjike”, tha Kumbaro.
