Nuk ju duhet domosdoshmërisht palestra për të qenë më aktivë! Edhe lëvizjet e vogla që bëni çdo ditë, shpesh pa e kuptuar, mund të kenë përfitime të rëndësishme për shëndetin. Lëvizja e këmbëve gjatë qëndrimit ulur, pastrimi i shtëpisë, larja e enëve apo ecja për disa minuta janë disa nga aktivitetet që ndihmojnë trupin të shpenzojë energji.
Ky lloj aktiviteti njihet si NEAT dhe përfshin të gjitha lëvizjet që kryejmë jashtë ushtrimeve të planifikuara. Sipas studiuesve, përfshirja e tyre në rutinën e përditshme mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, kontrollin e sheqerit dhe uljen e rreziqeve që lidhen me qëndrimin e gjatë ulur.
Pra, edhe nëse nuk keni kohë për palestër, mos e nënvlerësoni rëndësinë e lëvizjeve të vogla. Ndonjëherë, mënyra më e thjeshtë për të qenë më aktivë është të mos qëndroni pa lëvizur gjatë gjithë ditës.
