Hera Company ka realizuar një film special, ku në qendër është Xhensila së bashku me dy vogëlushët e saj. Përmes këtij projekti, momentet familjare marrin një tjetër dimension, duke u kthyer në kujtime që mund të ruhen përgjithmonë.
Xhensila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale dhe veçanërisht nga koha që kalon me fëmijët. Këtë herë, vëmendja është te dashuria e veçantë mes tyre, e sjellë përmes një realizimi filmik nga Hera Company.
Projekte të tilla janë një mënyrë e bukur për të ruajtur momentet më të çmuara të jetës, sidomos ato që lidhen me familjen dhe fëmijërinë.
Një kujtim i veçantë për Xhensilën, Ajkën dhe Amenin, që me siguri do të marrë edhe vëmendjen e ndjekësve të saj!
