Luana Vjollca pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel pas pesë vitesh mungesë, duke sjellë sërish një format që dikur u kthye në një nga emisionet më të komentuar të televizionit shqiptar.
Moderatorja do të nisë një kapitull të ri televiziv në muajin janar, ndërsa projekti që do ta rikthejë para publikut është pikërisht “Shiko Kush Luan”, emisioni argëtues që për disa sezone mbajti të mbërthyer shikuesit me lojërat, sfidat dhe të ftuarit e njohur.
Rikthimi i Luanës me “Shiko Kush Luan” pritet të zgjojë nostalgji te publiku, pasi ky format u bë një pjesë e rëndësishme e karrierës së saj televizive. Mbetet për t’u parë se çfarë risish do të sjellë ky sezon dhe cilët do të jenë personazhet që do t’i bashkohen studios së saj.
