Një detaj i fundit në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur dyshime për raportin mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit. Dy këngëtarët e njohur nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, duke nxitur pikëpyetje nëse miqësia e tyre ka marrë fund.
Sipas informacioneve, Dafina ka qenë e para që ka ndërmarrë këtë hap, ndërsa aktualisht asnjëri prej tyre nuk figuron në listën e personave që ndjek tjetri.
Lëvizja vjen krejt papritur, duke pasur parasysh raportin e mirë që dy artistët kanë treguar ndër vite dhe bashkëpunimet e tyre muzikore. Dafina dhe Ylli kanë sjellë së bashku tri projekte, mes tyre këngët “Mos shko”, “Kaje” dhe “Jom ka du me t’pa”, e publikuar në maj të vitit 2024.
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht dhe nuk dihet nëse kjo lëvizje lidhet me ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.
A është kjo shenjë e një krisjeje në miqësinë e tyre, apo bëhet fjalë thjesht për një veprim pa ndonjë domethënie të veçantë? Mbetet për t’u parë.


