Muajt e ardhshëm Google do të çaktivizojë AI për shkollat në SHBA.
Bëhet fjalë për opsionet e AI për shkollat fillore dhe tetëvjeçare, shpjegon kompania, që do fikë funksionet për pajisjet elektronike shkollore, që mund të aktivizohen vetëm me kërkesë të drejtuesve.
Sipas New York Times vendimi ka dhe një element determinant, ku institutet shkollore që do vendosin ta perjashtojnë AI do të humbasin mundësinë për të përdorur motorin e kërkimit Google.
Por zv drejtori ekzekutiv per sektorin Education në Google shpjegon se funksionet e kërkimit dhe modelet gjeneruese janë tashmë të integruara, dhe në shkollat ku AI do të ndalohet, nxënësit do të shohin në ekrain e pajisjes një mesazh të sistemit për pamundësinë e përdorimit të motorit të kërkimit.
Nga viti 2027 një variant i Guidet Learning, i modelit Gemini, do të jetë vetëm si drejtues për nxënësit pa dhënë përgjigje të gatshme.
