Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Taika Waititi zbulon rregullin e artë të martesës me Rita Orën: Ja çfarë nuk lejojnë kurrë në lidhjen e tyre!

    October 22, 2026

    Shega, fruti që fsheh përfitime të mëdha për shëndetin! Ja çfarë duhet të dini

    October 22, 2026

    Pse pasqyra na tregon ndryshe nga kamera e telefonit? Ja arsyeja që shumë njerëz nuk e dinë!

    October 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Taika Waititi zbulon rregullin e artë të martesës me Rita Orën: Ja çfarë nuk lejojnë kurrë në lidhjen e tyre!

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Edhe pse karrierat i çojnë vazhdimisht në vende të ndryshme të botës, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë një rregull të rëndësishëm për të ruajtur marrëdhënien e tyre: të mos e lënë kohën që kalojnë bashkë në plan të dytë.

    Regjisori i njohur ka folur për jetën bashkëshortore me këngëtaren shqiptare, duke pranuar se koordinimi i dy karrierave ndërkombëtare nuk është gjithmonë i lehtë. Udhëtimet e shpeshta dhe projektet profesionale i detyrojnë të organizojnë me kujdes takimet, në mënyrë që distanca të mos kthehet në një pengesë për lidhjen e tyre.

    Në një intervistë për revistën australiane Woman’s Day Magazine, gjatë promovimit të filmit të tij të ri Klara and the Sun, ku luan edhe Jenna Ortega, Waititi tregoi se për të dy është e rëndësishme të mos qëndrojnë gjatë pa u parë.

    Sipas tij, kur të dy partnerët kanë angazhime të shumta dhe lëvizin vazhdimisht nga një shtet në tjetrin, koha së bashku kërkon përkushtim dhe planifikim. Për këtë arsye, çifti përpiqet të mos lejojë që të kalojnë më shumë se disa javë pa u takuar.

    Regjisori pranoi se periudhat e gjata larg njëri-tjetrit mund ta bëjnë jetën në çift më të vështirë, pasi secili fillon të përshtatet me rutinën e të qenit vetëm.

    “Një gjë që e kemi mësuar të dy është se duhet të investosh kohë në një lidhje”, u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbajtur marrëdhënien të fortë.

    Por, përveç udhëtimeve dhe jetës së ngarkuar profesionale, çifti ka gjetur edhe një vend ku mund të shkëputet nga ritmi i vrullshëm i përditshmërisë: Zelanda e Re, vendlindja e Waititit.

    Regjisori tregoi se Rita e shijon veçanërisht qëndrimin atje, duke e konsideruar një mundësi ideale për t’u çlodhur dhe për të mos u marrë me angazhimet e zakonshme.

    “Ajo e do shumë shtëpinë. Kur vjen në hemisferën jugore, e trajton Zelandën e Re si një resort të madh”, tregoi ai, duke shtuar se këngëtarja e shfrytëzon këtë kohë për të pushuar dhe për të shijuar qetësinë.

    Rita Ora dhe Taika Waititi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2022. Pavarësisht karrierave që i mbajnë shpesh larg njëri-tjetrit, rrëfimi i regjisorit tregon se për ta, sekreti nuk qëndron te sasia e kohës që kanë në dispozicion, por te rëndësia që i japin asaj kur janë bashkë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleShega, fruti që fsheh përfitime të mëdha për shëndetin! Ja çfarë duhet të dini

    Related Posts

    Selin Bollati zbulon si po shkon bashkëjetesa me Gimbon: Ja si po e përjetojnë këtë fazë të lidhjes!

    October 21, 2026

    “Përhajr”, kënga që ka pushtuar TikTok-un, Timo flet për suksesin e saj!

    October 21, 2026

    Sadna e “Bidait” reagon për protestat në Tiranë

    October 19, 2026

    Lady Gaga lë pas skenën, zbulohen detajet e jetës si nënë dhe frymëzimi për zgjedhjen e emrit të vajzës

    October 19, 2026

    Ingrit Gjoni rikthehet me një projekt të ri muzikor! Bashkon forcat me Nidon në këngën “Nata”

    October 16, 2026

    Si do ta quajnë vajzën? Ana zbulon detajin e parë për emrin që kanë zgjedhur

    October 16, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Taika Waititi zbulon rregullin e artë të martesës me Rita Orën: Ja çfarë nuk lejojnë kurrë në lidhjen e tyre!

    October 22, 2026

    Edhe pse karrierat i çojnë vazhdimisht në vende të ndryshme të botës, Rita Ora dhe…

    Shega, fruti që fsheh përfitime të mëdha për shëndetin! Ja çfarë duhet të dini

    October 22, 2026

    Pse pasqyra na tregon ndryshe nga kamera e telefonit? Ja arsyeja që shumë njerëz nuk e dinë!

    October 22, 2026

    Ujë i ftohtë apo në temperaturë ambienti në mëngjes? Ja çfarë duhet të dini

    October 22, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by