Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Lady Gaga lë pas skenën, zbulohen detajet e jetës si nënë dhe frymëzimi për zgjedhjen e emrit të vajzës

    October 19, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Tetor 2026

    October 19, 2026

    Një këshillë për studenten që do apartament 300 mijë euro

    October 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Lady Gaga lë pas skenën, zbulohen detajet e jetës si nënë dhe frymëzimi për zgjedhjen e emrit të vajzës

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Lady Gaga po shijon një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, atë të mëmësisë. Këngëtarja 40-vjeçare është përshtatur plotësisht me rolin e ri dhe, sipas një burimi pranë saj, nuk ka gjë që e lumturon më shumë sesa t’i këndojë së bijës.

    Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, 43 vjeç, u bënë prindër të një vajze në qershor, përmes një nëne surrogate. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes, këngëtarja duket se ka vendosur familjen në qendër të vëmendjes së saj.

    “Gaga është përshtatur plotësisht me rolin e nënës. Është e dashur, mbrojtëse dhe adhuron t’i këndojë Rose-s. Çdo mbrëmje i këndon ‘La Vie en Rose’, si dhe ninulla”, ka treguar një burim për revistën People.

    Edhe pse vazhdon të angazhohet me markën e saj të kozmetikës, Haus Labs, pjesën më të madhe të kohës këngëtarja ia kushton vajzës. Sipas burimit, Gaga dhe Michael ndihen tashmë si një familje e plotësuar dhe emocionohen sa herë flasin për rritjen e vogëlushes.

    “Ajo ka dashur gjithmonë të bëhej nënë. Ishte diçka shumë e rëndësishme për të”, ka treguar një tjetër person nga rrethi i saj i afërt.

    Pas përfundimit të turneut në prill, Gaga ishte e gatshme të ngadalësonte ritmin e jetës dhe të largohej për pak kohë nga vëmendja publike, për t’iu përkushtuar kësaj faze të re.

    “Ajo po shijon momentet e veçanta me vajzën e saj. Michael është i mrekullueshëm me të voglën dhe të dy po mësojnë së bashku të përshtaten me jetën si prindër. Gaga nuk dëshiron të humbasë asnjë çast”, ka zbuluar burimi.

    Edhe emri i vajzës mbart një domethënie të veçantë. Rose besohet se është frymëzuar nga kënga franceze “La Vie en Rose”, të cilën Lady Gaga e interpretoi në filmin A Star Is Born, në vitin 2018.

    Ndërsa emri i dytë, Bean, sipas një burimi, mund të jetë një homazh për aktivistin Carl Bean, i cili frymëzoi këngëtaren për krijimin e hitit të saj “Born This Way”.

    Duket se, larg skenës dhe shkëlqimit të famës, Lady Gaga po shijon një kapitull të ri të jetës, ku momentet më të çmuara i përkasin familjes dhe vogëlushes Rose.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 19 Tetor 2026

    Related Posts

    Ingrit Gjoni rikthehet me një projekt të ri muzikor! Bashkon forcat me Nidon në këngën “Nata”

    October 16, 2026

    Si do ta quajnë vajzën? Ana zbulon detajin e parë për emrin që kanë zgjedhur

    October 16, 2026

    Barbie nderon Céline Dion me një kukull të veçantë, çmimi i saj po tërheq vëmendjen!

    October 15, 2026

    Pas aludimeve se Benita ua prishi dasmën, Aurora dhe Kushtrimi reagojnë për herë të parë!

    October 15, 2026

    Rihanna ka 170 këngë të papublikuara, fansat presin prej vitesh rikthimin e saj!

    October 13, 2026

    Shakira thyen rekord në Amazon Music

    October 12, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Lady Gaga lë pas skenën, zbulohen detajet e jetës si nënë dhe frymëzimi për zgjedhjen e emrit të vajzës

    October 19, 2026

    Lady Gaga po shijon një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, atë…

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Tetor 2026

    October 19, 2026

    Një këshillë për studenten që do apartament 300 mijë euro

    October 17, 2026

    Pse disa njerëz kanë nevojë të kalojnë kohë vetëm pas një dite të lodhshme?

    October 17, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by